Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që ish-burgu i Prishtinës në rrugën “Luan Haradinaj” të shpallet muze.
Vendimi u mor në një mbledhje që u mbajt online nga qeveria në detyrë.
{gallery}
Lajmin e konfirmoi edhe Yll Rugova, zëvendësministër i Kulturës, i cili ka njoftuar që tashmë është duke u analizuar mënyra e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze.
“Ky burg, i ndërtuar në fund të të dyzetave, që ndodhet në rrugën Luan Haradinaj, në qendër të qytetit, është objekt historik ku shumë figura të rëndësishme të vendit tonë janë burgosur e persekutuar politikisht. Sot e vizituam burgun me zyrtarë të trashëgimisë kulturore për të analizuar mënyrat e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze.
Me 23 maj është lëshuar edhe vendimi i Qeverisë për inicimin e këtij transformimi, pra shndërrimin nga burg i njerëzve, në mbrojtës të kujtimeve”, ka shkruar Rugova.
-
Nisin procedurat që të shpallet muze ish-burgu në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë
-
Ndërtesa e ish-burgut të Prishtinës pritet të shndërrohet në muze
-
Institucionet i kthehen nismës për muze në ish-Burgun e Prishtinës
-
Shndërrimi i ish-Burgut të Prishtinës në muze mbetet projekt
-
Hapet “burgu i ideve” në Prishtinë