Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IPK shënoi përvjetorin e 12-të të themelimit

Inspektorati Policor i Kosovës ka shënuar sot 12 vjetorin e themelimit në ceremoninë e organizuar në të cilën morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, institucioneve ndërkombëtare në Kosovë si ICITAP-i amerikan, OSBE-ja EULEX-i, agjencive homologe nga Republika e Shqipërisë dhe Maqedonisë etj.

Me këtë rast, U.D Kryeshefi i IPK-së, Miradie Kelmendi, theksoi se Inspektorati gjatë kësaj periudhe ka pasur një progres të vazhdueshëm të zhvillimit si mekanizëm i kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë së Kosovës për të siguruar një polici të përgjegjshme, profesionale dhe demokratike.

“Krahas fuqizimit të kompetencave të organizatës në fushën e hetimit penal, nuk është ndalur edhe ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe sot ne jemi mbledhur këtu të falënderojmë të gjithë që kanë kontribuar drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të Inspektoratit Policor të Kosovës”, tha ndër të tjera Kelmendi.

Zëvendësministri i MPB-së, Izmi Zeka, në fjalën e tij të rastit në këtë ceremoni shprehu gatishmërinë e MPB-së për përkrahjen e IPK-së.

“Si një organ i jashtëm mbikëqyrës për policinë, IPK do të përkrahet që në punën e saj të ketë profesionalizëm, integritet dhe pavarësi të plotë operative”, theksoi Zeka, duke shtuar se puna profesionale e IPK-së ka fuqizuar në vazhdimësi Policinë e Kosovës.

Edhe Kurti: Besimi në Policinë, është dëshmi e llogaridhënies Arbëri 3 j. më parë Kurti: Besimi në Policinë, është dëshmi e llogaridhënies

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe përfaqësuesja e ICITAP-it amerikan, Kimberly Riffe e cila nga Inspektorati Policor pranoi një mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm drejt fuqizimit të IPK-së.

Gjatë kësaj ceremonie, mirënjohje u ndanë edhe për përfaqësuesit e misionit të OSBE-së dhe misionit të EULEX-it si dhe për një numër të punonjësve të IPK-së.