Numër jo i madh i qytetarëve i janë përgjigjur aksionit të kompanisë “Pastrimi” për heqjen e mbeturinave të vëllimshme.
Gjatë gjithë javës, kjo kompani ka shkuar në çdo lagje për t’i ndihmuar qytetarët për largimin e mbeturinave siç janë gjësendet shtëpiake të drurit apo hekurit.
Zëdhënësja e “Pastrimit”, Arbnora Ademi, thotë se për dallim prej herëve tjera, kësaj radhe ka pasur interesim të vogël dhe mbase pandemia ka ndikuar në këtë gjë.
“Në aksionin e kësaj periudhe qytetarët nuk i janë përgjigjur shumë, ndoshta është periudha e pandemisë apo ndoshta edhe mosinteresimi i tyre, nuk ka ndonjë arsye por e dimë që nuk është përgjigje masive siç kanë qenë herëve tjera”.
Ky aksion ka tash e disa vjet që ka filluar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, është parë si i nevojshëm për t’ua lehtësuar qytetarëve largimin e mbeturinave, sidomos në kohët kur bëhen edhe renovimet.
“Ky aksion ka filluar para disa viteve. Fillimisht ka qenë dy herë brenda vitit, mirëpo duke e parë nevojën, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kemi vendosur që ta bëjmë çdo dy muaj. Pra, kompania ‘Pastrimi’ bën largimin e mbeturinave të vëllimshme çdo dy muaj”.
Edhe
Prishtina me aksion për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme
Mbeturinat nga orenditë zakonisht hidhen në deponi ilegale, të cilat janë në numër të madh në kryeqytet.