Që nga orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, gjashtë ekipe të Inspektoratit të Komunës së Ferizajt kanë dal në terren për t’i inspektuar bizneset e ndryshme pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që urdhëron mbylljen e të gjitha bizneseve përjashtimisht ushqimoreve dhe farmacive.
Aksioni i inspektoratit ka rezultuar me mbylljen e disa bizneseve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga terreni dhe denoncimet e qytetarëve mund të konstatohet se përgjithësisht është zbatuar vendimi për mbyllje, përjashtimisht disa rasteve të cilave me procesverbal i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë e për të cilat Inspektorati i Komunës ka proceduar sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas tyre gjatë së shtunës po ashtu është kontrolluar edhe vendimi i djeshëm i qeverisë lokale për mbylljen e tregjeve në Ferizaj ku u konstatua se është zbatuar plotësisht.
“Inspektorati i Komunës apelon tek bizneset që të respektojnë këtë vendim, në të kundërtën do të ketë gjoba të larta për mos respektuesit e këtij vendimi”, thuhet në komunikatë.