Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hyseni: Serbia sot mori mësim, realitetin në Kosovë e përcjell vetë NATO-ja

Driton Hyseni

Deputeti i  Vetëvendosjes, Driton Hyseni, ka thënë se avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është një lajm shumë i mirëpritur dhe pozitiv. Hyseni për “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se sot në Sofje të Bullgarisë, Serbia e ka marrë një mësim. 

“Delegacioni i Serbisë gjatë tërë kohës shërbehej me argumente që nuk qëndrojnë aspak, me një realitet krejt të kundërt me atë që ekziston sa i përket mënyrës se si jetojnë qytetarët serbë në Kosovë dhe mundësitë që u ofron vetë shteti i Kosovës gjithë pjesëtarëve të minoritetit serb. Sot Serbia mori mësim të mirë se realitetin në Kosovë e përcjell vetë NATO e nuk ka nevojë që Serbia ta përcjellë atë në mënyrën e vetë me trillime e argumente të paqena”, ka thënë Hyseni. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kuvendi i Kosovës të hënën u avancua në statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. 

“Do të kemi prezencë më të shtuar deri 6 deputetë, do të kemi mundësi të ndjekim seanca të komisioneve, seanca plenare, të komentojmë raportet, amandamentojmë, të jemi raportues për zhvillime në Kosovë por edhe në rajon”, ka thënë Hyseni, i cili ka shtuar se shpreson që në një të ardhme sa më të afërt Kosova të jetë edhe pjesë e Partneritetit për Paqe të NATO-s.