Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, ka njoftuar se është arritur një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit.
Ai ka thënë se ka dorëzuar kërkesë zyrtare për kredi në Ministrinë e Financave dhe se ajo po trajtohet me prioritet.
“Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar alternativa të shumta, derisa kemi arritur bashkërisht te një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit. Kërkesa jonë zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet. Presim që shumë shpejt ajo të realizohet, në mënyrë që ne të vazhdojmë normalisht punën tonë”, ka shkruar Hundozi në Facebook.
Punonjësit e transmetuesit publik kanë mbetur pa paga, meqë në mungesë të konstituimit të Kuvendit nuk është rialokuar buxheti për gjysmën e dytë të vitit. Punëtorët kanë protestuar dhe kërcënuan me grevë e mosraportim për ngjarje nëse nuk veprohet shpejt.
-
Qeveria miraton në parim kredinë 2.5 milionëshe për RTK-në
-
Punonjësit e RTK-së protestojnë – kriza politike i la pa paga të korrikut
-
RTK-ja pa paga për punëtorët, kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria
-
Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së
-
Murati: Pa buxhet të miratuar, vështirësitë financiare do të përcillen edhe në 2026-n