Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Tomislav Nikoliq dhe të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilët, sipas Hoxhajt, po vazhdojnë me luftën informative ndaj Kosovës përmes propagandave dhe lajmeve të pavërteta.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj ka thënë se udhëheqësit e Serbisë po e vazhdojnë luftën informative dhe propagandën, për ta mbuluar dhe fshehur nacionalizmin e qeverisë së Serbisë.
Hoxhaj ka thënë se kjo propagandë e vazhdueshme e shtetit serb dhe veçmas e presidentit dhe e kryeministrit të atjeshëm po bëhet që po ashtu ta fshehë tendencën e Serbisë për të ndërhyrë në punët dhe politikat e brendshme të vendeve fqinje.
“Lufta informative e presidentit dhe e kryeministrit të Serbisë po vazhdon me shpërndarjen e propagandës për ta arsyetuar nacionalizmin dhe ndërhyrjen e Serbisë në punët e brendshme të vendeve fqinje”, ka shkruar Hoxhaj.
Krerët e shtetit serb gjatë javëve të fundi, disa herë ka pasur deklarata se gjoja ekziston një plan për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Vuçiq madje ka akuzuar ish-shefin e OSBE-së në Kosovë William Walker se është ideator i gjithë kësaj çështjeje.
-
Hoxhaj: Serbia po vazhdon propagandën agresive ndaj Kosovës
-
Hoxhaj: Lajmet për shkëmbim territoresh janë kampanjë e Serbisë kundër Kosovës
-
Hoxhaj: Vuçiq po zhvillon luftë informative me Kosovën
-
Hoxhaj: Kosova pjesë e betejës propagandistike të luftës në Ukrainë, Qeveria po dështon të kundërgodasë
-
Hoxhaj: Serbia ka përgatitur ofensivë për tërheqjen e njohjeve, Kosova pa ambasadorë në 20 vende