Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Lajmet për shkëmbim territoresh janë kampanjë e Serbisë kundër Kosovës

Në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia ka shtuar aktivitetet e kampanjës propaganduese kundër Kosovës, gjë e cila po implementohet nga mediat serbe të kontrolluara nga qeveria e atjeshme.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Serbia po intensifikon agjendën propaganduese dhe po sulmon Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë. Lajmet e rrejshme dhe kërcënimet vazhdueshme për ndarje të territorit dhe ndryshim të kufijve janë pjesë e kampanjës sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.