Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, tashmë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova është pjesë e betejës propagandistike të luftës në Ukrainë, gjë që sipas tij Qeveria po dështon t’i kundërpërgjigjet në të njëjtën formë Rusisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se nuk është i mjaftueshëm një postim në Tëitter si reagim ndaj këtyre goditjeve, dhe se do të duhej të kishte më shumë takime përgjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, mënyra më e mirë për të përballuar kampanjën e dezinformimit, duhet reagim shtetëror, pasi që në rast se do të përshkallëzohet situata në Ukrainë, Rusia dhe Serbia do të jenë edhe më agresive në Ballkan, e veçanërisht kundër Kosovës në çdo forum ndërkombëtar.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare është adresa më e duhur për një gjë të tillë, i cili të paktën për opinion publik, që kur ka filluar kriza e Ukrainës dhe goditjet ruse kundër Kosovës nuk është takuar asnjëherë! E Serbia e ka mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të mbështet rusët në betejën e tyre kundër Kosovës ose për të qenë vetë platformë ruse në Ballkan kundër nesh”, ka shkruar Hoxhaj.
Në këtë shkrim, Hoxhaj ka përmendur disa raste që sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin ka goditur herë pas here Kosovën përmes dezinformimit.
“Para luftës kundër Gjeorgjisë në 2008, aneksimit të Krimesë në 2014, referendumeve për pavarësi të Katalonisë dhe të Skocisë më vonë e zgjedhjeve parlamentare apo presidenciale në disa vende të BE-së, vetë Putini dhe diplomatë rusë përmes dezinformimit dhe lloj-lloj gënjeshtre kanë goditur Kosovën! Në të kaluarën, çdoherë qëllimshëm dhe në mënyrë të menduar mirë kemi reaguar kundër propagandës ruse në mënyrë zyrtare, duke dërguar dokumente strategjike në pjesë të ndryshme të botës për t’i shpërfaqë gënjeshtrat e tyre në mediat botërore”, ka shkruar më tej ai.