Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Rumania njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në twitter Hoxhaj tha se “Romania duhet t’i bashkohet shumicës së shteteve të BE-së që e kanë njohur Kosovën”, duke shtuar se mirëpret interesimin e secilit shtet anëtar për të kontribuuar në normalizimin e raporteve Kosovë Serbi.
Këto komente Hoxhaj i bëri pas vizitës së Vuçiq në Rumani dhe deklaratave të publikuara ku presidenti rumun shprehu gatishmërinë të kontribuojë në “gjetjen e një zgjidhje në mes Kosovës e Serbisë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoxhaj: BE-ja të flasë me një zë për Kosovën dhe të garantojë proces të drejtë integrues për Ballkanin Perëndimor
-
Hoxhaj në Salzburg: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës
-
Hoxhaj: E humbëm shansin historik për marrjen e njohjeve
-
Hoxhaj: Serbia ta pranojë Kosovën ose të mbetet në vitet e 90-ta
-
Hoxhaj përshëndet letrën e Bidenit ku i kërkon Vuçiqit që ta njeh Kosovën