Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se deri dje Kosova ka pasur mundësi të artë për të marr njohjen e pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se kjo ka mundur të ndodhë deri tani për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimin e Serbisë. Por, ai ka shtuar se tani nga qëndrimi i djeshëm i kryeministrit të Spanjës dhe ministrit të jashtëm grek, kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, e varrosë përfundimisht një shancë historike për një gjë të tillë
“Deri dje, Kosova ka pasur mundësi të artë për të marr njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së, për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimin e Serbisë. Qëndrimi i djeshëm në Tiranë, i kryeministrit të Spanjës dhe i ministrit të jashtëm grek në Vietnam, kundër njohjes së pavarësisë, e varrosën përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë. Argumenti i rrejshëm i tyre kur GjND e ka vulosur ligjshmërinë e pavarësisë sonë, është vetëm hipokrizi dhe është vetëm në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së!”, ka shkruar Hoxhaj.
-
Hoxhaj: Humbja e Dialogut Strategjik është hap prapa me pasoja serioze
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
-
Hoxhaj: Kosova duhet ta njohë qeverinë e përkohshme të Sirisë
-
Hoxhaj: Kurti kapitulloi duke hequr njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjën
-
Hoxhaj e quan “sovranitet të dyfishtë” heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë