Arbëri

Hoxhaj përshëndet letrën e Bidenit ku i kërkon Vuçiqit që ta njeh Kosovën

Kryetari i PDK-së, njwherwsh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letrën që ia ka dërguar Vuciqit, ku i kërkon që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Përmes Twitterit, Hoxhaj ka thënë se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet.

“Faleminderit Joe Biden që edhe një herë keni përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke. Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet”, ka shkruar Hoxhaj.


Kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj ka mirëpritur letrën e presidentit Biden ku kërkon nga njohjen e Kosovës.

"Mirëpres letrën e Presidetit Biden që kërkon nga Vuçiq pranimin e Pavarësisë̈ së Kosovës. Tani është radha jonë. Ne na duhet që të zgjedhim udhëheqës të denjë, që do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diolomatike që po na pret. Serbia duhet ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit??", thuhet në reagimin e Limajt.

Presidenti amerikan Joe Biden i ka shkruar sot letër presidentit serb Aleksandar Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë ku ndër të tjera i kërkon edhe njohjen e shtetit të Kosovës.