Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj përsëritjes së deklaratave nga ana e Ministrit të Jashtëm të Bosnjës, Igor Crnadak, se Bosnja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kur do ta shqyrtojë Bosnja njohjen e Kosovës
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka dënuar deklaratat destruktive të Bosnjës ndaj shtetësisë së Kosovës, të cilat Hoxhaj tha se po bëhen për ta kënaqur Serbinë.
Hoxhaj tha se sjellje të këtilla minojnë fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal mes shteteve të Ballkanit.
“Deklarata destruktive të Ministrit të Jashtëm të Bosnjës ndaj Kosovës, për ta kënaqur Serbinë. Sjellje të këtilla dëmtojnë bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore në Ballkan”, ka shtuar Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Bosnjës ka ripërsëritur se Bosnja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës në një intervistë dhënë mediave serbe.
-
Crnadak thotë se Bosnjë e Hercegovina nuk do ta njohë Kosovën
-
Crnadak: Hoxhaj të mos brengoset për Bosnjën por të merret me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit
-
Hoxhaj: Politika e Bosnjës zgjatje e Beogradit, tarifa mbetet në fuqi
-
Hoxhaj sulmon ashpër Bosnjën për mos-ftesën në samitin e vendeve të Ballkanit
-
Hoxhaj i përgjigjet Daçiqit: Normalizimi nuk ndodh pa anëtarësimin e Kosovës në OKB