Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha për Kurtin: Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë

Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si njeri “i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë”.

Në një shkrim në Facebook, Hoxha ka kritikuar Kurtin për qasjen e tij karshi bizneseve që kanë refuzuar daljen në treg të hapur të energjisë elektrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kurti si majtist tani flet për liberalizim tregu në energji e ne të tjerë duhet të bijmë sërish në grackën e tij e të flasim se sa keq po bënë. T'a bëjmë të qartë se askush nuk është kundër liberalizimit t tregut. Por ama nuk mund të quhet e as të bëhet liberalizimi kështu si e proklamon  deputeti aka Kryeministri ilegal në detyrë z.Kurti bashkë me ZRRE-në. Nuk ka liberalizim me vetëm një kompani si e para. E dyta le të supozojmë se do kishte më shumë kompani, e kam thënë edhe më heret dhe po e ripërsërisë që duhet një afat tranzitor për të lënë hapësirë e mundësi për bizneset që të përgatiten për të operuar në rrethana të reja. Ky vendim arbitrar e dëmton sektorin që është taksapaguesi më i madh i buxhetit të shtetit dhe e deformon edhe idenë e tregut të lirë në fakt”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gjatë ditës, bizneset bllokuan hyrjet e Prishtinës në shenjë proteste kundër vendimit për dalje në treg të hapur, pasi sipas tyre, ofertat aty janë shumëfish më të larta se në treg të mbyllur. E Kurti gjatë ditës kritikoi bizneset duke thënë se s’do të lejojnë më barrikada.

“Reforma, liberalizimi i tregut dhe zhvillimi nuk do të arrihen asnjëherë me mendje që në emër të tyre instrumentalizijnë dhe dëmtojnë qytetarët. Kjo është mendësi e krijimit të varësive të reja në emër të ekonomisë së lirë dhe rëndesë e jashtëzakonshme”, ka vazhduar deputetja Hoxha.