(Kosovapress) - Në ditën e fundit të vitit 2020, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka vizituar Down Syndrome Kosova, ku u ka uruar shëndet të gjithë atyre që marrin shërbimet këtu.
Ai theksoi se ka qenë vit i vështirë derisa ka potencuar se do të ofrojë mbështetje për këtë organizatë.
"Ju garantojë që do të keni mbështetjen e plot që t'i çoni gjitha iniciativat përpara”, ka thënë ai.
Drejtoresha e Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri tha se gjatë vitit kanë pasur shumë vështirësi, për çka është rrezikuar edhe ofrimi i shërbimeve.
"Ka qenë vit shumë sfidues. Kemi qenë të rrezikuar të ndërpremë shërbimet. Përveç shërbimeve luajmë rol të rëndësishëm edhe në fushën e avokiimit", theksoi ajo
-
Hoti: Qeveria zotohet për trajtimin të barabartë të fëmijëve me sindromën Down
-
“Down Syndrome Kosova”, pa përkrahje institucionale tash e 13 vjet
-
Kurti: Kemi përgjegjësi shoqërore e institucionale ndaj personave me Sindromën Down
-
Kurti: Do të angazhohemi në fuqizimin e personave me sindromën down
-
Hoti kërkon mbikëqyrje më të madhe të të infektuarve nëpër komuna