Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Down Syndrome Kosova”, pa përkrahje institucionale tash e 13 vjet

Organizata “Down Syndrome Kosova” që nga viti 2007 është në shërbim të personave me Sindromën Down, por nuk ka mbështetje institucionale.

Që nga viti 2016 kjo organizatë ka hartuar një projektligj gjithëpërfshirës, që aktualisht është në dëgjim publik, mirëpo shkaku i situatës politike është ndalur.

Organizata “Down Sindrom Kosova” i pati ndërprerë shërbimet në muajin mars, shkaku i masave parandaluese të Qeverisë për Covid-19. Ishte hapur sërish në javën e parë të prillit, duke ofruar shërbime të kombinuara virtuale dhe fizike.

Sipas drejtores së kësaj organizate, Sebahate Beqiri, pandemia ka vënë në pah se sa diskriminohen personat me aftësi të kufizuar për të cilët nuk ka mbështetje, sidomos në fushën e arsimit.

Të enjten këtë organizatë e vizitoi kryeministri Avdullah Hoti, i cili premtoi mbështetje për këtë komunitet.

“Down Syndrome Kosova” i ka gjithsej 300 anëtarë, të cilëve u ofron shërbime falas.