Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Sfidat e “DOWN SYNDROME KOSOVA” për t`i siguruar shërbimet

Për vite me radhë të gjithë personat me sindromë down kanë pasur një adresë sa të veçantë aq edhe serioze për të kanalizuar punën dhe talentet e tyre.

“Down Syndrome Kosova” është organizata e cila që nga viti 2007 ka punuar pa ndërprerë në fushën e avokimit për të drejtat e këtij komuniteti dhe jo vetëm.

Përpos kësaj, kjo organizatë ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë shërbime terapeutike dhe shërbime të tjera sociale për këta persona në mungesë të reagimit nga institucionet.

Drejtoresha e kësaj organizate, Sebahate Hajdini-Beqiri, thotë se ata kanë ofruar shërbime terapeutike pavarësisht shumë vështirësive, duke pasur parasysh që kostoja e seancave është shumë e shtrenjtë.

Sikurse në çdo fushë tjetër, COVID-19 ka ndikuar edhe në fushëveprimtarinë e DSK-së, duke bërë që shumë aktivitete të rëndësishme të pezullohen e ca të tjera të mbahen edhe online.

Edhe Numri i të punësuarve me sindromën Down mbetet i ulët Arbëri 4 v. më parë Numri i të punësuarve me sindromën Down mbetet i ulët

Sipas drejtoreshës, organizata që nga tetori mund të ndalojë së ushtruari detyrat e saj, meqenëse aktualisht përballen me mungesë fondesh.

Diçka për të cilën ajo thotë se ua kanë bërë me dije qeverisë së kaluar e asaj së tashmes, por që ka munguar gjuha e përbashkët drejt zgjidhjes.

E për t’i dalë në ndihmë kësaj organizate, një grup vullnetarësh nga Suedia kanë nisur të grumbullojnë fonde në rrjetet sociale.

Ndërkohë që deri më tani është siguruar një shumë sa për të ndihmuar organizatën deri në fund të vitit.

Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes një përgjigjeje me shkrim i kanë thënë televizionit se ende nuk janë caktuar kodet buxhetore, andaj edhe nuk mund të ndihmojnë me fonde.

Tutje thuhet se situata e krijuar në vend ka bërë që MMPS ende nuk ka bërë thirrje për mbështetje financiare.

Edhe “Down Syndrome Kosova”, pa përkrahje institucionale tash e 13 vjet Arbëri 5 v. më parë “Down Syndrome Kosova”, pa përkrahje institucionale tash e 13 vjet

Gjatë kësaj kohe, “Down Syndrome Kosova” është mbështetur në disa shërbime nga UNICEF-i.

E deri në krijimin e kushteve për mbështetje financiare ata vazhdojnë të përkrahen nga donatorë të ndryshëm deri në gjetjen e një zgjidhjeje.