Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Do të angazhohemi në fuqizimin e personave me sindromën down

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani bashkë me disa deputetë të zgjedhur nga zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë vizituar sot Qendrën e Down Syndrome Kosova,

Bashkëbisedimit në këtë takim i parapriu një prezantim i qendrës nga drejtoresha e Qendrës, Sebahate Beqiri, ku Kurti dhe Osmani patën rastin ta shohin ambientin, dhomat e terapisë dhe të njoftohen me disa fëmijë që angazhohen në ambientet e DSK.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka premtuar se do t’i fuqizojë sa më shumë personat me sindromën down dhe prindërit e tyre.

Ai ka thënë se do të angazhohen që ata të zhvillojnë një jetë të dinjitetshme në Kosovë.

“Beqiri po ashtu na informoi me programet e kësaj qendre, punëtoritë, dhe aktivitetet tjera që zhvillohen për t’i fuqizuar personat me sindromën down. Ajo tha se nga institucionet e reja pret përkrahje dhe mbështetje në punën e tyre për shkak se mirëqenia e personave me sindromën down është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithë neve. Kurti e falënderoi Beqirin për prezantimin e qendrës dhe punës që zhvillohet aty. Duke kujtuar që edhe përmes zotimit për t’u kujdesur e për të ndihmuar sidomos ata që kanë më së shumti nevojë qeverisja e re ka marrë një mandat kaq të fuqishëm, ai theksoi se do të punojmë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me sindromën down dhe prindërit e tyre. Ne angazhohemi që të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht sfidave dhe nevojave që ata mund të kenë, ta zhvillojnë një jetë të dinjitetshme në vendin tonë, dhe në këtë drejtim do të shërbejmë e do të jemi bashkëpunëtorët e parë, tha ai.