Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në Ditën Botërore të sindromës Down, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gjithnjë gatishmëri dhe vullnet për të vënë në dispozicion gjithë mekanizmat e nevojshëm për t’ua mundësuar të prekurve me sindromën Down, që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, duke filluar nga shkollimi deri tek krijimi i kushteve për jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talenteve të tyre të jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoti në Facebook.
-
Hoti ofron mbështetje për Down Syndrome Kosova
-
Hoti zotohet për mbështetje të rregullt financiare të strehimoreve
-
Në Ditën Botërore të sindromës Down, BKT Kosova mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova
-
Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit: Do të shtohen çdo vit nga 100 asistentë për fëmijët gjatë mësimit
-
Osmani: Duhet shumë punë për plotësimin e nevojave të personave me sindromën Down