Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësueset e Rrjetit të Strehimoreve të Kosovës, me të cilat ka biseduar për kushtet e punës nëpër këto institucione që janë vënë në mbrojtje të viktimave të dhunës.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, Hoti është zotuar se përmes Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, do të rishikohen të gjitha mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje sistematike afatgjatë për çështjen e financimit të këtyre qendrave ku gjejnë strehim viktimat e dhunës në familje, që janë kryesisht gra dhe fëmijë, por edhe të formave të tjera të dhunës e të trafikimit.
Hoti, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për punën e strehimoreve si dhe ka ofruar mbështetjen e qeverisë në mbrojtje dhe risocializim të viktimave të dhunës, duke siguruar konfidencialitet të plotë të identitetit të tyre.
-
Hoti: Qeveria zotohet për trajtimin të barabartë të fëmijëve me sindromën Down
-
Hoti: Kosova do të ketë një kod për të gjitha skemat pensionale
-
Hoti propozon financim të rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike
-
Hoti paralajmëron fond emergjent për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
-
Hoti në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së zotohet për kthimin e ligjshmërisë në Kosovë