Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një takimi virtual me përfaqësuesin Special të BE-së, Tomas Szunyog dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ka thënë se Qeveria është e vendosur për të kthyer ligjshmërinë dhe për t’iu adresuar të gjitha sfidave në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Takimi virtual që Hoti e mbajti sot erdhi pas takimit të djeshëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, ku u zotua për thellimin e bashkëpunimit me qeveritë e këtyre vendeve në fushën e sundimit të ligjit.
Qeveria Hoti ka marrë kritika nga vendet e QUINT-it dhe BE-ja për shuarjen e Task-Forcës kundër-korrupsionit, njësi që ishte në kuadër të Policisë së Kosovës.
-
Hoti zotohet për mbështetje të rregullt financiare të strehimoreve
-
Për luftimin e korrupsionit, Hoti pret bashkëpunimin e shteteve që e kritikuan për Task-Forcën
-
Hoti: Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor
-
Hoti pret ambasadorët e QUINT-it, i njofton rreth dialogut
-
Hoti zhvillon bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, i njofton për dialogun Kosovë – Serbi