Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e tij është e vendosur që ta fuqizojë shtetin ligjor.
“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë”, ka shkruar ai.
Ai shton se kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve.
“Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka thënë Hoti.
Ditë më parë ishte pikërisht një vendim i Qeverisë për ta shuar Task-Forcën Antikorrupsion, vendim ky që ka marrë kritika të mëdha nga opozita e ndërkombëtarët.
-
Hoti në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së zotohet për kthimin e ligjshmërisë në Kosovë
-
Kurti: Sistemi gjyqësor e ai prokurorial duhet të zhvishen nga ndikimet politike
-
Hoti i kundërpërgjigjet Kurtit: Ai që ka frikë nga dërgimi i ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike
-
Hoti - Qeverisë: Në kohë inflacioni pagat duhet të rriten e jo të ulen
-
Hoti: Qeverisëm me duar të pastra, LDK-ja ka kulturë demokratike