Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti i kundërpërgjigjet Kurtit: Ai që ka frikë nga dërgimi i ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike

Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, sa i përket dërgimit të ligjeve në Gjykatë Kushtetuese.

Kurti në mbledhje të Qeverisë së Kosovës të mërkurën tha se nuk mbahet në mend kur janë dërguar më tepër ligje në Kushtetuese sesa tash. Ai ka thënë se është “synim për të penguar reformën”.

Hoti në një postim në Facebook, ka thënë se ligjet dërgohen në kushtetuese kur ka dyshime se cenohet rendi kushtetues. Hoti ka thënë se ai që ka frikë nga dërgimi i ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike e jo fisnike.

“Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues. Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht”, shkroi Hoti.