Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Çështja e konstituimit të Kuvendit urgjentisht të dërgohet në Kushtetuese

Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë thirrje që urgjentisht çështja e konstituimit të Kuvendit t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që t’i japë zgjidhje bllokadës së serishme institucionale. Hoti ka theksuar se e di që dërgimi i kësaj lënde në Kushtetuese mund të jetë në interesin e Lëvizjes Vetëvendosje, por siç thotë ai, ruajtja e kushtetutshmërisë është para çdo interesi elektoral. 

Sipas tij, pamundësimi i konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve përbën shkelje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Dërgimi i kësaj shkelje në Gjykatën Kushtetuese mund të jetë në interesin e partisë së parë, pasi i mundëson asaj që, duke e prolonguar konstituimin e Kuvendit, të çojë vendin në zgjedhje në një datë të përshtatshme për të.  Por ruajtja e kushtetutshmërisë është para çdo interesi elektoral. Çështja duhet dërguar urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata duhet t’i japë zgjidhje situatës kur partia që del e para në zgjedhje nuk e shfrytëzon të drejtën e saj për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit”, ka shkruar Horti në Facebook.  

Ai ka kritikuar edhe deputetët që, sipas tij, po e pamundësojnë me qëllim konstituimin e Kuvendit, duke thënë se kjo nuk duhet të kalojë në heshtje.

“Moskonstituimi i Kuvendit, i qëllimshëm dhe i motivuar nga interesa elektorale, nuk mund të kalojë në heshtje”, ka shkruar Hoti.

Edhe Deputetët e VV-së e LDK-së bartin diskutimet politike në rrjete sociale Arbëri Deputetët e VV-së e LDK-së bartin diskutimet politike në rrjete sociale

Hoti ka thënë se disa deputetë po e shkelin betimin e dhënë më 6 gusht 2026 për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, ndërsa të tjerë, sipas tij, po e shkelin atë përmes mosveprimit, duke mos e adresuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Hoti ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të japë zgjidhje për situatën kur partia që ka dalë e para në zgjedhje nuk e shfrytëzon të drejtën e saj për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Ndërkaq, Hoti ka ngritur edhe çështjen e funksionimit të institucioneve të tjera të vendit.

Ai ka thënë se Kosova është me një ushtrues/e të detyrës së presidentit me mandat të kontestuar pas datës 6 gusht. Sipas tij, me dhënien e betimit nga 120 deputetët, ish-kryetares së Kuvendit i ka përfunduar mandati në krye të Kuvendit, mandat ky që i kishte mundësuar ushtrimin e detyrës së presidentit.

Hoti ka shkruar gjithashtu se Kosova është me kryeministër dhe ministra në detyrë, të cilët, pas dhënies së betimit si deputetë më 6 gusht, po e ushtrojnë detyrën në mënyrë të kundërligjshme.

Edhe PDK-ja e Aleanca refuzojnë takimet me Kurtin, LDK-ja pranon Arbëri PDK-ja e Aleanca refuzojnë takimet me Kurtin, LDK-ja pranon

Për këtë çështje, Hoti i është referuar edhe një aktgjykimi të Gjykatës Supreme, ku pati konstatuar se ministrat që janë betuar deputetë nuk mund të marrin vendime. 

Konstituimi i Kuvendit ka mbetur i papërfunduar, pavarësisht skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht. Ka mbetur zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve. 

Lexo përditësimet tjera
LIVE: Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së