Kryeminisri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së. Në këtë takim virtual ai i ka njoftuar ambasadorët për procesin e dialogut Kosovë – Serbi dhe ka thënë se Qeveria pret që ky proces të përmbyllet me marrëveshjen gjithpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
“Gjatë kësaj bisede, Hoti, po ashtu ka theksuar faktin se liberalizimi i vizave do të hapte një mundësi reale për qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhe do të krijonte mundësi të reja të zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet nga kryeministria.
Po ashtu Hoti i ka falënderuar ambasadorët për ndihmën e vendeve të tyre për Kosovën në përballimin e situatës me pandeminë COVID-19. Ai ka shtuar se Qeveria është e përkushtuar për parandalimin dhe menaxhimin sa më efikas të kësaj pandemie, si dhe për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e saj.
“Ndihma e vendeve partnere dhe institucioneve ndërkombëtare ka dhënë efekte pozitive dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Hoti.
-
Hoti: Deklaratat kërcënuese nga zyrtarët e lartë të Serbisë nuk e ndihmojnë procesin e dialogut
-
Hoti kërkon nga BeH heqjen e vizave dhe hapjen e zyrave ndërlidhëse
-
Hoti në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së zotohet për kthimin e ligjshmërisë në Kosovë
-
Varhelyi përballet në Kosovë me kritika rreth mosheqjes së vizave
-
Hoti pret ambasadorët e QUINT-it, i njofton rreth dialogut