Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim virtual me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer, ku ka diskutuar ndër të tjera edhe për çështjen e pakicave, lirisë së mediave si dhe zhvillimet aktuale në vend.
Për çështjen e presidentit Hoti ka thënë se ka gatishmëri politike për të arritur një zgjidhje, por nëse nuk arrihet atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.
Ai po ashtu ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Hoti ka thënë se deklaratat kërcënuese të zyrtarëve të lartë të Serbisë nuk e ndihmojnë këtë proces.
“Kryeministri Hoti ngriti edhe çështjen e Presidentit, ku theksoi gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e dialogut Kosovës-Serbi i cili aktualisht po zhvillohet në nivel të ekspertëve. Me këtë rast Kryeministri Hoti theksoi se deklaratat kërcënuese nga zyrtarë të lartë të Serbisë nuk e ndihmojnë këtë proces”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.
-
Hoti s’e di nëse do të ketë takim Kosovë - Serbi më 28 shtator
-
Hoti zhvillon bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, i njofton për dialogun Kosovë – Serbi
-
Hoti për çështjen e presidentit: Edhe janari është vonë për të gjetur zgjidhje
-
Hoti mohon të ketë dhënë dorëheqje, kërkon marrëveshje për presidentin ose zgjedhje
-
Zgjedhja e presidentit të ri apo zgjedhje të parakohshme – Hoti do të takojë partitë politike