Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti kërkon nga BeH heqjen e vizave dhe hapjen e zyrave ndërlidhëse

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, ku ka kërkuar heqjen sa më të shpejtë të regjimit të vizave dhe hapjen e zyrave ndërlidhëse.

“Kryeministri Hoti e ka falënderuar z. Xhaferoviqin për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve. Kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.