Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka theksuar edhe të premten, para ambasadorëve të QUINT-it se dialogu me Serbinë duhet të përmbylllet me një marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Gjatë një takimi të premten, ai po ashtu i ka informuar ata për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, të cilën e ka quajtur historike dhe me rezultate konkrete.
Krahas Hotit, në takim ka qenë edhe Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skënder Hyseniit, si dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Më tej, kryeministri Hoti, iu bëri të ditur ambasadorëve masat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe përkushtimin për gjendjen ekonomike, ku tha se Ligji për rimëkëmbje ekonomike mbetet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilin e konsideroi si kontributin më të madh që do t’i bëhej qytetarëve dhe bizneseve në vend”, shkruhet në njoftim.
-
Hoti ia përsërit QUINT-it: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke
-
Hoti njofton QUINT-in për “përkushtimin në rifillimin e dialogut”
-
QUINT-i i shpreh Kurtit përkushtim të plotë për zbatim “të pakushtëzuar” të marrëveshjes
-
Kurti ambasadorëve të QUINT-it: Marrëveshja finale në dialog me njohje reciproke në qendër
-
Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë