Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog the ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Në takim është biseduar ndër të tjera edhe për zhvillimet politike në vend dhe gjendjen e sigurisë.
Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Kurti ka cekur se Kosova është e angazhuar për dialog parimor me Serbinë dhe në qendër duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë.
“Duke biseduar lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, u ritheksua angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.
-
Kryeministria: QUINT-i dhe BE-ja falënderuan Kurtin për konstruktivitet në takimin e Brukselit
-
Kurti takohet me përfaqësuesit e BE-së dhe shteteve të QUINT-it për dialogun
-
Kurti takohen me ambasadorët e QUINT-it, bisedon për dialogun
-
Kurti takohet me ambasadorët e Quintit dhe përfaqësuesin e BE-së
-
Kurti – Sorensenit: Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë me Serbinë me njohje reciproke