Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it të martën, në prag të takimeve në Bruksel.
Në takim u bisedua për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
“Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë”, ka njoftuar Kryeministria.
Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
-
Kurti takohet me ambasadorët e Quintit dhe përfaqësuesin e BE-së
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin
-
Kurti – Sorensenit: Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë me Serbinë me njohje reciproke
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së