Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në Prishtinë, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është thënë se në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend e po ashtu për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke”, thuhet nga Kryeministria.
Sorensen të hënën u prit edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca. Sorensen u njoftua se Ministria e Jashtme e Kosovës do të jetë përgjegjëse për dialogun me Serbinë.
Dialogu nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme
Dialogu me Serbinë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ...
Artikuj të ngjashëm
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin
-
Takimi Kurti-Sorensen deri në mesnatë
-
Sorensen flet për diskutimet e djeshme në Kosovë, dialogu e integrimi evropian në qendër
-
Pas Osmanit, Sorenseni pritet edhe nga Kurti
-
Sorensen për vizitën në Kosovës e Serbi: Pashë përkushtim për normalizim e marrëdhënie të mira fqinjësore