Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar të hënën në Kosovë ku ka takuar kryeministrin Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Të hënën Kurti pas takimit tha se u bisedua për zhvillimet e fundit në vend si dhe për procesin e dialogut. Ndërsa, një ditë më pas Sorensen ka njoftuar për vizitën.
Sorensen ka thënë se diskutuan për dialogun, zbatimin e zotimeve të dhëna në kuadër të marrëveshjeve, stabilitetin dhe rrugën drejt BE-së.
“Vizitova Kosovën për diskutime me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar Glauk Konjufca. U fokusuam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit, dhe progresit në rrugën evropiane”, ka shkruar Sorensen në rrjetin X.
Në njoftimin e Kryeministrisë të hënën u tha se: “Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës do të udhëheqë dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin
-
Takimi Kurti-Sorensen deri në mesnatë
-
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin
-
Kurti – Sorensenit: Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë me Serbinë me njohje reciproke
-
Sorensen tha se synon takim të nivelit të lartë, Qeveria përsërit “kushtet”