Kryeministri në detyrë i Avdullah Hoti njofton se ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatave “HANDIKOS”, “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës.
Në këtë takim Hoti njoftohet se ka propozuar që të shqyrtohen të gjitha rrugët ligjore dhe me të gjitha shoqatat të cilat ofrojnë shërbime publike për grupe të caktuara, të hartohen marrëveshje kornizë tri vjeçare për financimin e tyre.
“Qëllimi i hartimit të marrëveshjes kornizë, është sigurimi i financimit të rregullt për të gjitha shoqatat që ofrojnë shërbime publike, të cilat Qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore nuk kanë kapacitet t’i ofrojnë. Nisma e Kryeministrit Hoti, për hartimin e marrëveshjes kornizë tri vjeçare për financimin e rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike për grupe të caktuara, u vlerësua si vendosje e standardeve të reja në bashkëpunimin e këtyre shoqatave me Qeverinë”, thuhet në njoftim.
-
Hoti zotohet për mbështetje të rregullt financiare të strehimoreve
-
Hoti: Qeveria zotohet për trajtimin të barabartë të fëmijëve me sindromën Down
-
Gratë që udhëheqin biznese të vogla përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes
-
Qeveria zotohet se do të ndajë gati 600 mijë euro për riparim të protezave për invalidët e luftës
-
Hoti takohet me bizneset, i njofton për marrëveshjen për nxitje të investimeve