Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, është zotuar që Qeveria e Kosovës të ndajë gati 600 mijë si mbështetje financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza për invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë zotim, Hoti e ka dhënë në një takim me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj. Sipas njoftimit nga Qeveria e Kosovës, ndarja e këtyre mjeteve bëhet për nevoja emergjente.
Shuma e saktë që pritet të ndahet është 578 mijë e 345 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj i kërkon Qeverisë t’i mbështet financiarisht invalidët e luftës
-
Qeveria ndan afro 600 mijë euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së
-
Qeveria mbulon shpenzimet për protezat e invalidëve civilë të luftës
-
Të plagosurit civilë nga minat kërkojnë përkrahje nga Kurti
-
Qeveria do t’i mbulojë kostot për protezat e invalidëve të luftës