Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të martën ka njoftuar se ka marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve për protezat e invalidëve civilë të luftës.
“Pas vendimit për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e UÇK-së, sot kam nënshkruar vendimin që mbulon shpenzimet për proteza edhe për të gjithë invalidët civil të luftës”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Në mars të këtij viti, ministri i Shëndetësisë pati marrë vendim për mbulimin e kostove për protezat për veteranët e UÇK-së. Vendimi ishte mirëpritur nga kjo kategori.
Ky trajtim mjekësor, siç pati thënë Vitia më herët, kryhet aktualisht jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe ka të bëjë me ndërrimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e protezave për invalidët e luftës.
-
Qeveria do t’i mbulojë kostot për protezat e invalidëve të luftës
-
Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës
-
Konushefci: Mosmiratimi i amendamenti për 1 mln € për protezat e invalidëve të luftës s’nënkupton mungesë të financimit
-
Kurti për strategjinë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së: Së pari ideja e vizioni, pastaj kostoja
-
Ministri Vitia pa përgjigje për mungesën e barnave esenciale