Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së.
Me vendim të Qeverisë së Kosovës është aprovuar kërkesa e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 579.345 euro për mbulimin e shpenzimeve për protezat e invalidëve të luftës.
Nga Qeveria është njoftuar se mjetet do të përdoren për qëllimet e specifikuara dhe se shfrytëzimi i tyre do të monitorohet nga një komision, në të cilin do të jetë një përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që do të jetë kryesues, një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, do të jetë drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.
“Komisioni do të monitorojë shpenzimin e mjeteve të ndara dhe do të përgatis raportin e detajuar për Qeverinë. Vendimi obligon për zbatim Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së. Gjithashtu vendimi rekomandon që institucionet të ofrojnë zgjidhje të përhershme për invalidët e luftës së UÇK-së në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 03.02.2021”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
-
Qeveria mbulon shpenzimet për protezat e invalidëve civilë të luftës
-
Qeveria do t’i mbulojë kostot për protezat e invalidëve të luftës
-
Qeveria zotohet se do të ndajë gati 600 mijë euro për riparim të protezave për invalidët e luftës
-
Qeveria ndan 203 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta
-
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lindjen e Mesme