Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, ka thënë se kanë përgjegjësi shoqërore e institucionale ndaj tyre.
Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një vizite në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët, “Xhemail Mustafa” të hënën, ku në orën e parë mësimore u fol për Sindromën Down, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka shpallur vitin 2022 vit të personave me Aftësi të Kufizuara, sepse siç tha ai, “besojmë që teksa kontribuojmë të gjithë për shtetin, më së pari e më së shumti duhet t’i ndihmojmë ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha”.
‘’Si fëmijë kemi lindur me 46 kromozome në qelizë, dikush me 47. Nuk është faji i askujt por është përgjegjësia e të gjithë neve dhe duke pasur përgjegjësi shoqërore ose institucionale kemi edhe obligim, kemi edhe borxh ndaj këtyre personave’’, u shpreh Kurti.
Pas disa performancave të nxënësve të kësaj shkolle, nxënësit i dhuruan punimet e tyre të bëra enkas për Kurtin dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ai ka thënë se 21 marsi është dita, në të cilën njëfarë mënyrë pikëprehen arsimi dhe shëndetësia, sepse, sipas tij, që të dyja janë të rëndësishme për fëmijët.
-
Nis fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Kurti: Duhet emancipuar burrat e djemtë e rinj
-
Personat me aftësi të kufizuara “njoftojnë” kryeministrin me problemet e tyre
-
Lansohet “Pilotimi i Projektit për Reformën e Asistencës Sociale”, Kurti thotë se heq diskriminimin
-
Kurti uron komunitet joshumicë në Kosovë, lavdërohet për punët e bëra gjatë këtij viti
-
Kurti paralajmëron reforma në arsim pas rezultateve në PISA