Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj kanë bërë homazhe tek Obelisku memorial i të Pagjeturve në sheshin "Ibrahim Rugova" në Prishtinë.
Ata kanë vendosur kurora lule dhe kanë takuar nga afër familjarët e të pagjeturve që ishin prezent për të bërë homazhe. Por nuk u prononcuan për media, raporton ksp.
Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Çerkini tha se nuk është bërë mjaftueshëm nga shteti i Kosovës për zbardhjen e fatit të tyre.
Ai u shpreh se nuk do rreshtin duke punuar në këtë drejtim deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur.
Ahmet Grajçevci tha se adresa e vetme për të pagjeturit mbetet Beogradi për çka kërkoi trysni ndaj shtetit serb nga bashkësia ndërkombëtare.
-
Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur
-
Në Ditën e të Pagjeturve shprehet zhgënjimi me institucionet për fatin e mbi 1,600 personave
-
Kërkohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë
-
Krerët shtetërorë nderojnë figurat historike
-
Konjufca e familjarët e të zhdukurve bëjnë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve