Krerët e shtetit të Kosovës dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kanë kryer homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit Adem Demaçi.
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bashkë me Begajn nderime kanë bërë edhe te Monumenti i të Pagjeturve.
Ndërkohë, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz po ashtu kanë shkuar për të nderuar familjen Jashari. Aty homazhe janë bërë edhe nga figura të tjera politike, por që numër i madh qytetarësh si çdo vit edhe këtë herë i kanë bërë.
Kosova të premten e 17 shkurtit feston 15-vjetorin e shpalljen së Pavarësisë.
LDK-ja bën homazhe te varri i Rugovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëri homazhe dhe nderoi jetën e veprën e presidentit historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Kryetari Abdixhiku ka përkujtuar edhe familjen Jashari dhe të gjithë heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë në altarin e lirisë. Dita e pavarësisë së Kosovës është kulmim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për liri, për pavarësi e për demokraci”, thuhet në një njoftim të LDK-së.
