Presidentja, kryeparlamentari, kryeministri, ministra e të tjerë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz.
Homazhet u kryen në vazhdën e agjendës shtetërore në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Nderime në Prishtinë pas Prekazit janë bërë te Monumenti “Heroinat” dhe tek ai i Policëve të rënë në detyrë.
Krerët bëjnë homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit
Krerët institucionalë kanë bërë nderime në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Edhe
Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë
Ata janë ndalur për nderime fillimisht te Monumenti i të Pagjeturve e më pas kanë vazhduar homazhet te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe tek ai i veprimtarit Adem Demaçi.
Përveç presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit, në nderime kanë marrë pjesë edhe ministrat qeveritarë.
Ndërsa, homazhe te varri i Rugovës ka bërë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
"Ditën e madhe të pavarësisë e nisëm aty ku historia e këtij vendi mori trajtë e jetë, duke nderuar dhe kujtuar themeltarin e shtetit - Presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova dhe dëshmorët e kryeqytetit të cilët dhanë gjithçka për çdo gjë që sot përjetojmë!" ka shkruar ai në Facebook.

Bëhet ngritja solemne e flamurit në 16-vjetorin e Pavarësisë
Krerët e shtetit kanë ngritur flamurin e Kosovës në oborrin e Qeverisë së Kosovës në nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Edhe
Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, dhe gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Gjithashtu në ceremoni kanë marrë pjesë edhe disa ministra të Qeverisë.
