Krerët e institucioneve në Kosovë, ambasadorë të akredituar në Prishtinë dhe familjarë të personave të zhdukur kanë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.
Presidentja, Vjosa Osmani, i bëri thirrje Serbisë që të zbardh fatin e personave të zhdukur me dhunë më Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tha se Serbia po shkel të gjitha konventat për të drejtat e njeriut.
Thirrje Serbisë dhe trysni nga bashkësia ndërkombëtare për zbardhje të fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë kërkuan edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha si dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1,600 persona. Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur. Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi./ KP


