Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, në një letër drejtuar kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar t`i shpallë të pavlefshme vendimet, ligjet dhe aktet e tjera nënligjore të periudhës mars 1989 deri qershor 1999 që ka marrë Serbia për Kosovën.
“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, bashkë më të gjitha strukturat e saja, është vu në kundërshtim të zbatimit të ligjeve, akteve nënligjore dhe vendimeve të kohës së masave të dhunshme, respektivisht të kohës së viteve 1990-1999, kohë kur regjimi famëkeq i diktatorit të fundit të Evropës, Sllobodan Millosheviqit, ndërmori një seri masa kundër Kosovës, e në veçanti neve na shqetësojnë dy vendimet, gjegjësisht ai i vitit 1993 dhe ai i vitit 1997, me të cila vendime (akt falje) tokat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliri”, tjetërsohet dhe i falën Manastirit të Deçanit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Historianëve.
Sipas tyre, këto vendime datojnë nga koha e masave të dhunshme, ndaj si të tilla nuk duhet të legalizohen. Në këtë kontekst, në letër, historianët kanë shfaqur qëndrimin kundër vendimit të Kushtetueses për rastin “Apiko” dhe “Iliri”, transmeton Koha.net.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Arta Rama-Hajrizi, në mbledhjen e saj të datës 21 maj të vitit 2016, ka marrë vendimin me anë të Akt gjykimit nr. ref. AGj9 43/16, që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” ia fal Manastirit të Deçanit dhe me këtë akt, Gjykata Kushtetuese e drejtuar nga Arta Rama-Hajziri, ka legalizuar vendimet e kohës së Millosheviçit dhe ka shkelur rend aktin me të lartë juridik të vendit tonë, pra Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.
-
Juristët thonë se pronat e Manastirit të Deçanit nuk mund t’i kthehen Kosovës
-
Qeveria s’deklarohet rreth insistimit të QUINT-it për pronat e Manastirit të Deçanit
-
Lidhja e Historianëve: Vendimi për Manastirin e Deçanit i vë në zbatim ligjet e Serbisë
-
Historianët e Deçanit i reagojnë Sava Janjiqit, kërkojnë që kisha serbe të kërkojë falje për gjenocidin mbi shqiptarët
-
Pse sipas VV-së, vendimi i Kushtetueses për t’i dhënë tokë Manastirit të Deçanit është i papranueshëm e i gabuar