Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka mbajtur një aksion dhe konferencë për medie, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega në Deçan, Shkodran Imeraj ka thënë se vendimi është skandaloz.
“Ai është vendim që i vë në zbatim ligjet e Serbisë në vitet 90. Situata tani është më e brishtë. Manastiri po kërkon nga agjencia kadastrale që të zbatohet vendimi, por ne kërkojmë që të mos zbatohet. Çdo zbatim eventual i vendimit do të sjellë përkeqësim. I bëjmë thirrje ambasadorëve të QUINT-it të mos kërkojnë zbatimin e vendimit”, ka thënë ai.
Imeraj ka thënë se përkeqësimi nënkupton radikalizimim të veprimeve përmes organizimit të protestave për kundërshtimin e vendimit.
-
Ambasadorët e quajnë të guximshëm urdhrin për Manastirin, Komuna e Deçanit e kundërshton
-
Vendimi për Manastirin e Deçanit, Imeraj: Me sot po hapet precedent i rrezikshëm për Kosovën
-
Institucionet heshtin ndaj thirrjeve të ndërkombëtarëve për Manastirin e Deçanit
-
Historianët e Deçanit akuzojnë Kushtetuesen për aplikim të standardeve të dyfishta
-
Kurti: Do të angazhohemi që të ruhen të drejtat legjitime të Manastirit të Deçanit