Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se duhet pezulluar vendimi i Qeverisë së Kosovës për targa së paku për një vit dhe se Kosova e Serbia duhet zgjidhur çështjet më të rëndësishme, raporton televizioni serb “N1”.
“Rajoni ka nevojë për qetësim”, ka thënë Hill gjatë një vizite në Institutin për Gjenetikën molekulare dhe gjenetikën inxhinierike. “Është e nevojshme të zgjidhen problemet më afatgjate, që serbët në Kosovë ta dinë se si do të duket jeta e tyre. Kosova gjithashtu ka nevojë për të pasur perspektivën e një pozicioni ndërkombëtar”.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja kërkon nga Kosova ta shtyjë për dy ditë fillimin e gjobave
-
Hill: Serbët të kthehen në institucione, Kosova t’i respektojë obligimet
-
Hill: Po merremi me targat, por kjo nuk i zgjidh çështjet thelbësore
-
Hill: Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshjen, propozimi është në tryezë
-
Hill: Herët të thuhet se dialogu është i pasuksesshëm