Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se Kosova e Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen, duke shtuar se propozimi për normalizim “ka kohë që është në tryezë”.
Ai ka deklaruar për mediumin serb Tanjug se marrëveshja duhet të jetë siç e ka thënë edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
“E shihnim shumë gjëra po ndodhin në botë dhe unë mendoj se në aspektin e dialogut, marrëveshja duhet të jetë ashtu siç tha Lajçak – sa më shpejt që të jetë e mundur. Në e dimë se elementet e marrëveshjes kanë qenë në tryezë. Kanë të bëjnë me komunat e komunitetit serb, kanë të bëjnë me ndërkombëtarizimin që Kosova po e kërkon”, ka shtuar Hill.
Sipas ambasadorit amerikan në Beograd, këto elemente janë diskutuar për një kohë të gjatë, por veçanërisht gjatë takimit në Ohër.
“Është vërtet koha për të shpejtuar dhe për të ecur përpara.”