Është shumë herët të thuhet se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i pasuksesshëm, ka thënë Christopher Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), Hill ka thënë se nuk e priste “suksesin e plotë” të negociatave dhe se pritja e tij ishte kthimi në tryezën e bisedimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tani duhet të shohim [vazhdimin]”, ka deklaruar ai.
Synimi i dialogut, siç thekson Hilli, është një zgjidhje politike që pret “dhënie e marrje” nga të dyja palët.
“A mund të arrijmë një situatë ku serbët në Kosovë të ndihen rehat dhe të kenë një lloj Asociacioni të Komunave me shumicë serbe. Dhe së dyti, a mund të arrijë Prishtina atë që dëshiron, që është një rrugë e qartë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Hill.
Ai ka theksuar se sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës në Banjskë është pengesë e madhe për negociatat në Bruksel. Sipas tij, SHBA-ja është duke i monitoruar nga afër hetimet në Beograd dhe Prishtinë. “Fokusi është të zbulohet saktësisht se çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës. Dhe së fundi, të krijohen rrethana, ku kjo nuk mund të ndodhë më”, ka thënë ambasadori amerikan.