Arbëri

Hill: Zgjidhja e çështjes së Asociacionit, çështja më urgjente

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë treguar në Bruksel se “janë shumë serioze për të lëvizur përpara” dhe se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të zgjidhet me urgjencë.

“Mendoj se çështja më urgjente për ta zgjidhur është ajo e Asociacionit dhe se janë disa arsye për këtë, një nga to është se ekziston si çështje qe 10 vjet, dhe së dyti mendoj se nëse nisim me të njerëzit (serbët në Kosovë) do të kthehen në institucione. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është që e gjithë situata të qetësohet sepse kjo na duhet”, ka thënë Hill të enjten, raporton “N1”.

Ai ka thënë se ka ende shumë punë në dialog, por se më e rëndësishmja sipas tij është të punohet në implementim të propozimit evropian.

Hill ka deklaruar se të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është çështja e dialogut. “Dhe me rëndësinë vjen urgjenca”, ka thënë ai.

Sipas tij, propozimi evropian është “i rëndësisë historike”.