Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Serbia aktualisht është partner më i afërt i NATO-s sesa Kosova, ndërsa ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet.
Ai ka shtuar se me Asociacionin do të zgjidhej edhe çështja e dinarit.
“Nëse shikon se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s se Kosova. Në këtë moment po. Kjo është shumë e vërtetë për tani”, ka thënë ai në një intervistë për RTS.
Hill është pyetur mbi ngjarjet gjatë viteve 1998-1999 që lidhen me Kosovën, duke treguar se pritjet e SHBA-së ishin që brenda vitesh Kosova e Serbia të ishin në Bashkimin Evropian. Por, se kjo doli të jetë ndryshe.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani i kundërpërgjigjet ambasadorit Hill: Serbia as që mund të ëndërrojë t’i bashkohet NATO-s
-
Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë si dikur - Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
-
Hill s’pajtohet se ka shkelje të marrëveshjes nga Serbia, thotë se procesi është shumë më i ndërlikuar
-
Serwer: Hilli ka miratuar vazhdimisht qëndrimin e Beogradit
-
Hill: Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE