SHBA-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyhet për dy ditë afati për fillimin e dhënies së gjobave për qytetarët që kapen brenda Kosovës me targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.
Në një deklaratë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, thuhet se është kërkuar kjo kohë që të lejohet BE-ja dhe SHBA-ja për të angazhuar palët që të gjejnë zgjidhje.
“SHBA-ja është e shqetësuar që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje sot për zgjidhje të krizës aktuale në Kosovë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë për 48 orë dhënien e gjobave për të lejuar BE-në dhe SHBA-në të angazhojnë më tepoër palët për gjetje të një zgjidhje”, thuhet në deklaratë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 8 e mëngjesit të martën do të nisë faza tjetër e vendimit për targa, ajo e gjobitjes. Deri më tash janë dhënë qortime.
-
Në prag të nisjes së shqiptimit të gjobave, BE-ja bën thirrje për sjellje evropiane
-
Hill: Të shtyhet puna e targave për një vit, të zgjidhen çështjet më të rëndësishme
-
Kosova pranon kërkesën e SHBA-së, shtyn për 48 orë fillimin e gjobitjes për targa
-
Price: Të dëshpëruar dhe shqetësuar që Kosova refuzoi kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë
-
SHBA-ja kërkon shtyrjen e implementimit të vendimeve për 30 ditë