Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, ka thënë se SHBA-ja është e dëshpëruar dhe shqetësuar që Qeveria e Kosovës nuk ka shtyrë implementimin e vendimit për targa.
Price në konferencë për media ka thënë se ka qenë kërkesë e SHBA-së dhe partnerëve ndërkombëtarë që të shtyhet implementimi i vendimit për targat.
“Ne kemi dalë me një komunikatë javën e kaluar për të bërë të qartë besimin tonë dhe besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë se Qeveria e Kosovës duhet të shtyjë periudhën e implementimit. Kosova natyrisht se ka të drejtë të implementojë këtë vendim sipas marrëveshjes së Brukselit, por jemi të dëshpëruar dhe shqetësuar se Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat dhe këshillat nga partnerët e saj më të ngushtë ndërkombëtarë në lidhje me implementimin. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë të angazhohen në dialogun e ndihmuar nga BE-ja. Ne do të mbesim në kontakt të ngushtë me partnerët tanë në rajon. Ne do të mbesim në kontakt të ngushtë me BE-në që po e lehtëson dialogun”, ka thënë Price.
Nga 1 nëntori deri më 21 nëntor qytetarët që kapen me vetura me targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës, do të marrin fletëqortime. Ndërsa nga 21 nëntori deri më 21 janar do të marrin gjoba nga 150 euro.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të shkallëzojë hapat, deri te largimi i targave ilegale.
“Ne kemi qenë të qartë në publik dhe në biseda private se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-ja, kërkon shtyrje të plotë të implementimit në këto çështje. Ne nuk kërkojmë shtyrje të pjesshme. Nuk kërkojmë implementim të shkallëzuar. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës shtyrje të plotë të implementimit të vendimit”, ka thënë Price.
-
SHBA-ja kërkon nga Kosova ta shtyjë për dy ditë fillimin e gjobave
-
SHBA-ja e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për targat
-
Hill “i brengosur e i zhgënjyer” me qëndrimin e Kurtit për të mos shtyrë vendimin për targat
-
Vendimet për reciprocitet e targa mbeten në fuqi deri në heqjen e barrikadave
-
SHBA-ja kërkon shtyrjen e implementimit të vendimeve për 30 ditë